Gucati nga Strasburgu: Rezoluta e dëmshme duhet të shfuqizohet

Gucati nga Strasburgu: Rezoluta e dëmshme duhet të shfuqizohet

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, bëri të ditur se pas protestës së sotme në Strasburg kundër gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka dorëzuar 285 letra, nga një për secilin anëtar të Asamblesë së Këshillit të Evropës, përmes të cilave paraqiten shqetësimet lidhur me procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale.

Në një deklaratë për RTK, kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, tha se protesta para Këshillit të Evropës kishte një arsye të veçantë, duke iu referuar rezolutës së miratuar vite më parë, që sipas tij ka dëmtuar imazhin e Kosovës dhe UÇK-së.

“Jemi mbledhur para Këshillit të Evropës sepse nga ky institucion është miratuar një rezolutë e njëanshme, e hartuar nga një person i çmendur, nga një vend që e kemi konsideruar mik. Kjo rezolutë ka dëmtuar vendin tonë dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës,” u shpreh Guxhhti.

Ai bëri të ditur se deputetëve evropianë u është kërkuar që të kërkojnë falje morale dhe të shfuqizojnë këtë rezolutë.

“Nesër në orën 9:00 kjo pako me letra do të dorëzohet brenda. U kërkojmë deputetëve të paktën të kërkojnë falje dhe të shfuqizojnë këtë rezolutë. Madje këto letra, bashkë me emrin e atij që e ka shkruar, duhet t’i dërgohen edhe në varrin e tij, që kjo rezolutë të ‘varroset’ përgjithmonë,” tha ai.

Gucati falënderoi edhe diasporën dhe të gjithë shqiptaët që janë bashkuar në protestat e mbajtura nëpër Evropë, duke i quajtur ato një zë të fuqishëm për drejtësi.

Related Articles