Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati në nje intervistë për GazetaBlic ka zbuluar vendin se ku do mbahet protesta e ardhshme pas protestës së paralajamëruar në Strasburg.
I njejti, tha se protesta e fundit për këtë vit, do mbahet në dhjetor dhe lokacioni do të jetë siç thotë ai, Shkupi i shqiptarëve.
“Lokacioni i ardhshëm pas zgjedhjeve në Maqedoni, do jetë Shkupi i shqiptarëve. Protesta e fundit për këtë vit, se më nuk od ketë protesta dhe gjithmonë duk e analizuar situatën në Maqedoni, në dhjetor do jetë protesta e ardhshme në dhjetor. Datë nuk kemi ende për shkak që ata janë në balotazh në disa komuna në Maqedoni, pasi që të përfundojë balotazhi dhe të dalin rezultatet e të qetësohet gjendja, sepse atje është pak situata e nxehtë. Ne nuk do jemi shkaktar që dikush të na thotë nesër se erdhen Shoqatat e luftës së UCK-së në Shkup dhe e bënë një kiks të gabuar. Jo ne do shkojmë me hapa të sigurtë, do mbajmë protestë paqësore në Maqedoni sepse aty i kemi vëllëzërit tonë shqiptar”, deklaroi Gucati.
Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbajti protestë në Prishtinë, Hagë e së fundmi në Tiranë.
