Kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, në një deklaratë për media ka treguar se ju refuzua kërkesa për vizitë në Hagë te ish-krerët e UÇK-së, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje ai ka njoftuar se pas tri kërkesave për vizitë atje, Gucati ka pranuar refuzim. “Refuzimi më bëhet jo nga Gjykata Speciale, por nga administrata e burgut, që nuk ka ndodhur asnjëherë kjo. Kjo tregon që kjo gjykatë dhe administrata e burgut po i shkel të drejtat e njeriut brenda në burg por edhe të neve që s’na lejojnë t’i vizitojmë”, ka deklaruar ai.
Gucati ka theksuar se “nuk më kanë kërkuar kushte dhe nuk me kanë treguar se pse është refuzuar vizita. Një dite para se të nisem me kanë dërguar email duke më treguar se më është refuzuar kërkesa, ndërkaq unë i kam bërë rezervimet e biletave dhe të hotelit”.
“Arsyet s’japin fare se pse nuk me lejohet t’i vizitoj. Sot i jam drejtuar me email për të kërkuar arsyen dhe jam në pritje e sipër të përgjigjes së tyre. Do të bej kërkesa vazhdimisht për t’i vizituar krerët e UÇK-së, nuk do të ndalem asnjëherë”, tha Gucati në Kosova Today duke shtuar se nesër në Hagë për vizitë do të shkojë vëllai i ish-presidentit Thaçi, pra që atij i është lejuar vizita. /Gazeta Enigma/