Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka reaguar duke pretenduar se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e udhëhequr nga Hajrulla Çeku, i ka ndarë mbi 52 mijë euro burrit të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.
Guri i ka kërkuar deputetes së VV-së, kthimin e 252 mijë eurove, pasi siç raportohet, përfitues të subvencioneve kanë qenë edhe vëllai e daja i saj.
“Burri i Fitore Pacollit i ka marrë 52 mijë euro prej ministrisë së Kulturës. Fitore kthej 252 mijë euro!”, ka shkruar ai.