Shefi i OKB-së kërkon armëpushim tre-ditor për të shënuar festat e Bajramit
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u ka bërë thirrje palëve që po luftojnë në Sudanit që të respektojnë një armëpushim treditor për të shënuar rastin e Fitër Bajramit.
“Bëj thirrje për një armëpushim për të paktën tre ditë që shënojnë festimet e Fitër Bajramit për të lejuar civilët e bllokuar në zonat e konfliktit të shpëtojnë dhe të kërkojnë trajtim mjekësor, ushqim dhe furnizime të tjera thelbësore”, u tha Guterres gazetarëve.
“Ky duhet të jetë hapi i parë për hapjen e rrugës për një armëpushim të përhershëm,” tha ai.
“Unë personalisht jam angazhuar duke bërë gjithçka që është e mundur për ta realizuar. Jam thellësisht i shqetësuar për numrin e tmerrshëm të civilëve, situatën e tmerrshme humanitare dhe perspektivat e tmerrshme të përshkallëzimit të mëtejshëm”, shtoi ai, shkruan AlJazeera.