Një bllok apartamentesh u shemb pjesërisht në qytetin kufitar rus të Belgorod të dielën. Zyrtarët fajësuan bombardimet ukrainase dhe thanë se kishte të vdekur, pa specifikuar një numër.
Në një deklaratë, Komiteti Hetimor i Rusisë, agjencia më e lartë e zbatimit të ligjit në vend, tha se blloku 10-katësh ishte goditur nga granatimet ukrainase. Ai tha se mes rrënojave kishte të vdekur dhe të plagosur, por nuk dhanë detaje të tjera.
Ministria ruse e Shëndetësisë tha se të paktën 17 persona ishin lënduar nga shembja. Operacionet e shpëtimit po kryheshin.
Autoritetet ruse thanë se ndërtesa u shemb pas bombardimeve ukrainase. Ukraina nuk ka komentuar mbi incidentin, shkruan Euronews.com.