Guvernatorja austriake e uron Osmanin me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Guvernatorja austriake e uron Osmanin me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar një mesazh urimi nga Guvernatorja e Përgjithshme e Commonwealth-it të Australisë, Sam Mostyn AC.

Në komunikatën për media thuhet se në urimin e saj, Mostyn i përcolli Presidentes Osmani dhe popullit të Kosovës urimet e përzemërta në emër të Qeverisë dhe popullit australian, siç thuhet, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit në mes dy vendeve.

“Më lejoni të shpreh besimin tim se marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve tona do të vazhdojnë të lulëzojnë edhe në vitin e ardhshëm”, thuhet në urimin e Guvernatores Mostyn.

Related Articles