Guxo publikon listën për Prishtinën në krye me Jeta Statovcin

Guxo publikon listën për Prishtinën në krye me Jeta Statovcin

Subjekti politik Lista Guxo ka zyrtarizuar listën me kandidatë për Kuvendin Komunal të Prishtinës në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen.

Lista do të udhëhiqet nga Jeta Statovci, ndërsa në total janë 51 kandidatë – 25 gra dhe 26 burra.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Statovci e ka cilësuar këtë si një listë të balancuar dhe me profile të ndryshme profesionale.

“Nuk gaboj të them, se është lista më e freskët këto zgjedhje, me profile doktorësh, arkitektësh, ekonomistësh, profesorë e artistë. Prishtina ka një mundësi kreative, na priftë e mbara”, ka shkruar Statovci.

Lista e plotë e kandidatëve është publikuar dhe përfshin emra nga fusha të ndryshme të shoqërisë.

Related Articles