Policia e Mançesterit e ka konfirmuar se është e vetëdijshme për fotot në të cilat shihet Erling Haaland duke e përdorur telefonin e tij gjatë ngasjes së veturës.
Sulmuesi i Manchester City, Haaland është nën hetime të policisë, pasi që ka përdorur telefonin gjatë vozitjes
‘The Sun’ kishte publikuar disa foto dhe pamje këtë të hëne, në të cilat shihej ylli norvegjez në veturën e tij, në një incident që ndodhi më 15 mars afër stadiumit ‘Etihad’.
Policia e Mançesterit tani është i është kundërpërgjigjur raportit që përfshin Haaland, dhe e ka konfirmuar se ata janë të vetëdijshëm dhe janë duke e hetuar incidentin në fjalë.
Haaland mund të dënohet £200 (227 euro) si dhe heqje të gjashtë pikëve në patentë shoferin e tij nëse shpallet fajtor.