Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, të premten, tregoi raportin e suksesit për vitin që po kryhet.
Më 2022 përmirësimi i mjedisit për të bërë biznes ishte puna prioritare e këtij dikasteri derisa sipas ministres për këtë qëllim ka punuar gjatë tërë vitit në hartim të politikave dhe plotësim të kornizës legjislative.
MINT do të mbahet në mend edhe për disa vendime tjera që u tha se ndikuan në mbrojtjen e konsumatorit.
“Ministria ka nxjerr katër vendime për rregullim të çmimeve të naftës gjë e cila ka ndikuar në mbrojtjen e konsumatorëve dhe luftim të praktikave të padrejta tregtare”, tha Hajdari.
Megjithëkëtë, përveç sukseseve, ministrja Hajdari vitin 2022 do ta kujtojë edhe për një dënim që iu dha.
Gjykata e gjobiti me 700 euro për mos-deklarim të pasurisë me kohë por sipas të parës së dikasterit të industrisë kjo nuk përbën problem të madh meqë dispozita ka vetëm faktorin kohë dhe i ka ikur pa dashje.