Hajdari: Për kallëzimin penal u njoftova nga mediat, ndihem e befasuar

Hajdari: Për kallëzimin penal u njoftova nga mediat, ndihem e befasuar

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë Rozeta Hajdari, tha se për kallëzimin penal u njoftua nga mediat.

Hajdari për KlanKosova tha se ndihet e befasuar dhe nuk e di se për çka bëhet fjalë.

“Ndihem e befasuar. Unë u informova nga mediat. Aktualisht jam duke u kthyer nga një vizitë zyrtare. Unë kam raportuar edhe në mandatin e parë sa kam qenë ministre, në vitin 2020 edhe pse është shtyer për shkak të pandemisë. Edhe tash kam kohë deri më datë 31 mars. Nuk po e kuptoj se pse kanë ngritë kallëzim penal”- tha Hajdari.

Kujtojmë se Agjencia Kundër Korrupsionit ka dorëzuar kallëzim penal kundër ministres së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, për mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë./Gazeta Enigma/

Related Articles