Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, gjatë një interviste ka folur për Ligjin e Naftës.
Ajo është shprehur se për shkak të lidhjeve politike, ky ligj nuk ishte miratuar për 10 vjet e kjo, sipas saj, shkaktoi informalitet në treg.
Në një intervistë në “Konfront” të martën, Hajdari tha se pa ligj, sektori i naftës ka qenë jashtë standardeve dhe në kundërshtim me rregulloret e Bashkimit Evropian, transmeton Gazeta Enigma.
Ministrja më tej është shprehur krenare që e kanë kaluar këtë ligj gjatë kësaj qeverisje.
“Sot e kemi një treg të naftës ku nuk ka operator ekonomik që kanë pasur rafineri të naftës, ku përpunimi i naftës ka qenë jashtë standardeve dhe në kundërshtim me parametrat dhe rregulloret e BE-së dhe ligjit përkatës në fuqi. Ligji për Naftën nuk kishte hyrë në fuqi për 10 vjet, nuk e di pse. Vit pas viti, mandat pas mandati, nuk ka kaluar ky ligj. Kishte shumë informalitet dhe pa një ligj të përcaktuar të naftës. Tani sektori i naftës ka një ligj që përcakton standardet, edhe direktivën e BE-së, por obligon edhe Qeverinë të nxjerrë udhëzimet përkatëse për cilësinë e naftës dhe rritjet e parametrave në laboratorin e Doganës. Ministria ka bashkëpunim të ngushtë me Doganën. Pas hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi për kualitetin e naftës, përveç formalizimit të operatorëve të naftës me leje e licencë nga dy në gjashtë vjet, prej 20 mijë në 50 euro, prej 5 mijë në 55 euro tarifë, ne kemi shumë punë për të bërë me Doganën për të rritur parametrat e cilësisë së naftës në naftën që përdoret në tregun e brendshëm. Nafta ishe e lidhur me interesa politike. Kemi gjetur farefis ata që kanë marrë monstrimin e inspektimin e naftës nga operatorët ekonomikë. Kemi gjetur lidhje të ngushta familjare me ministrin. Ka lidhje me partitë politike kjo çështje”, është shprehur ajo. /Gazeta Enigma