Masat e reciprocitetit me shtetet fqinje, nuk kanë qenë alternativë, për Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Në një konferencë për rajonale, Hajdari është shprehur se problemet ka dashur t’i zgjidhë përmes mekanizmave rajonalë.
“Nuk kam dashur që të sjellë menjëherë masa të reciprocitetit me asnjë shtet fqinj, jam e interesuar të zgjedhim problemet përmes mekanizmave rajonalë që i kemi tani, duke filluar nga CEFTA, nga Këshilli i Evropës dhe Këshilli Rajonal për Bashkëpunim”, ka deklaruar ajo.
Në konferencën me temë “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës”, Hajdari ka thënë se Kosova nuk përfaqësohet mirë në asnjë iniciativë rajonale, fal edhe shteteve fqinje që gjithmonë i pengon nënshkrimi i shtetit të Kosovës.
Hajdari më tutje ka shtuar se, Kosova do të punojë të jetë konstruktiv me të gjitha shtetet fqinje pavarësisht brengave që ka vendi ynë me shtetin fqinjë Serbinë.
“Por ne së bashku, me bashkëpunimin tonë, do të punojmë që të jemi konstruktivë me të gjitha shtetet fqinje pavarësisht brengave që kemi, sidomos me një nga shtetet fqinje që është kryesore”, tha ajo.
Kjo konferencë rajonale është organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës dhe partnerët e saj, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë të Qarkut të Vlorës.