‘‘Hajde Kosovë, forca’’, Hargreaves: Jam i emocionuar, shpresoj që Kosova do i bashkohet Anglisë e Skocisë

‘‘Hajde Kosovë, forca’’, Hargreaves: Jam i emocionuar, shpresoj që Kosova do i bashkohet Anglisë e Skocisë

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është shprehur i emocionuar për ndeshjen e sotme mes Kosovës dhe Turqisë për kualifikim në Kupën e Botës.

Ambasadori ka thënë se shpreson që Kosova t’i bashkohet Anglisë dhe Skocisë në Botëror.

‘’Shumë i emocionuar për ndeshjen sonte. Shpresoj që Kosova t’i bashkohet Anglisë dhe Skocisë në Kupën e Botës këtë verë. Hajde Kosovë, forca Kosovë!’’, ka thënë ai.

Related Articles