Hajnat bëjnë kërdi në banesën e familjes Bajrami në Prishtinë, vjedhin stoli ari në vlerë të rreth 25 mijë eurove

Hajnat bëjnë kërdi në banesën e familjes Bajrami në Prishtinë, vjedhin stoli ari në vlerë të rreth 25 mijë eurove

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi e banesa, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje.

Kështu e ka pësuar mbrëmë familja Bajrami në rrugën “Zef Jubani” në Prishtinë, ku persona ende të paidentifikuar kanë hyrë brenda banesës së tyre dhe kanë vjedhur sasi të konsiderueshme të stolive të arit.

Sinjali mëson se pronari i banesës e ka denoncuar rastin në Polici dhe bazuar në dëshminë e tij, hajnat kanë arritur që të vjedhin stoli në vlerë të rreth 25 mijë eurove.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Related Articles