Hajnat hyjnë në një lokal në Vushtrri, vjedhin para të gatshme dhe armë zjarri

Hajnat hyjnë në një lokal në Vushtrri, vjedhin para të gatshme dhe armë zjarri

Një fenomen mjaft shqetësues në Kosovë janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane të qytetarëve, duke shkaktuar humbje e pasiguri. Së fundmi, një rast i tillë, ka ndodhur edhe në qytetin e Vushtrrisë.

Sinjali mëson se persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda një lokali afarist, ku kanë arritur që të marrin para të gatshme dhe një armë zjarri.

Njësitë policore me të marrë informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në bazë të pamjeve të kamerave të sigurisë është parë se bëhet fjalë për dy persona të cilët të maskuar kanë hapur kasafortën e lokalit dhe kanë marrë rreth 2 mijë e 500 euro para.

Momentalisht nuk janë identifikuar persona të dyshuar, mirëpo janë marrë veprimet hetimore që të njëjtit të kapen sa më shpejt.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të identifikohen dhe të arrestohen të dyshuarit.

Related Articles