Gjatë ditës së djeshme një burrë ka raportuar në polici se shtëpia e tij ka qenë cak i hajnave.
Ngjarja ka ndodhur në Prizren dje rreth orës 12 në mesditë.
Sipas viktimës, persona të panjohur kanë depërtuar përmes dritares në shtëpine e tij dhe nga aty kanë vjedhur një pushkë gjuetie.
Sipas raportit ditor të policisë, viktima ka treguar se pushkën e kishte me leje.
Lidhur me rastin janë ndërmarre veprimet e nevojshme për procedurat e mëtejme hetimore.