Hajnat në Gjilan plaçkitin tri shtëpi të vëllezërve që jetojnë jashtë vendit

Hajnat në Gjilan plaçkitin tri shtëpi të vëllezërve që jetojnë jashtë vendit

Një person ka raportuar në polici se hajnat kanë hyrë në tri shtëpitë e vëllezërve të tij që jetojnë jashtë vendit.

Në raportin e policisë thuhet se aty është vjedhur një armë e shkurtë gjysmë-automatike me 45 fishekë, me leje të skaduar dhe një televizor.

“Më 09.04.2025 Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në tri shtëpitë e vëllezërve të tij që jetojnë jashtë vendit dhe nga aty kanë vjedhur një armë të shkurtë gjysmë automatike me 45 fishekë me leje të skaduar dhe një televizor. Rasti në hetime nga njësi relevante policore”, thuhet në raport.

Related Articles