Një grua ka raportuar në polici se disa persona të panjohur kishin çmontuar dhe vjedhur disa pllaka që lidhin binarët e linjës hekurudhore Stagovë- Kaçanik i Vjetër.
Siç bënë të ditur policia në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitë relevante. E me vendim të prokurorit rasti ka shkuar për hetim të mëtejmë.
Kjo ngjarje kishte ndodhur më datë 15.11.2022 kurse hetimet për rastin kanë filluar më datë 17.11.2022, raporton policia.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur në linjën hekurudhore Stagovë –Kaçanik i Vjetër kanë çmontuar dhe vjedhur disa kanaqe (pllaka) që lidhin binarët në mes vete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore po ashtu është njoftuar prokuroi i cili e ka cilësuar rastin dhe i njëjti vazhdon të hetohet”, njofton policia.