Një shtetase e Kolumbisë në Prishtinë ka raportuar në Polici se tre persona të armatosur kanë hyrë në banesën e saj dhe ia kanë vjedhur 10 mijë euro.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Halil Alidemaj” në Prishtinë.
“Rr. “Halil Alidemaj”, Prishtinë 10.11.2025 – 20:00-20:40. Viktima femër shtetase e Kolumbisë ka raportuar se tre persona të panjohur kanë hyrë në banesën e saj me armë dhe ia kanë grabitur 10.000 euro para të gatshme”.
Policia bën me dije në raportin 24-orësh se po e heton rastin dhe për të njëjtin është njoftuar edhe prokurori .
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori.
