Hajnat plaçkisin priftin dhe plagosin zyrtarin policor në Zllakuqan

Hajnat plaçkisin priftin dhe plagosin zyrtarin policor në Zllakuqan

Një zyrtar policor është plagosur sot nga arma e zjarrit në Zllakuqan të Klinës pasi hajdutët kishin shtënë në drejtim të tij, derisa kishin hyrë në shtëpinë e një prifti.

Këtë e bëri të ditur Fadil Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.

Ai ka shtuar se rasti në fjalë është cilësuar si “Vjedhje grabitqare”, si dhe “Vrasje në tentativë”.

“Policia menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes. Zyrtari i lënduar është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë dhe sipas mjekut kujdestar ai është jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.

Related Articles