Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje.
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur edhe mbrëmë në një shtëpi në rrugën ‘Boletini’ në Prishtinë.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtëpinë e një zyrtari policor, i cili ka raportuar rastin tek organet e rendit.
Njësitë policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Sipas dëshmisë së pronarit të shtëpisë, hajnat kanë vjedhur kasafortën me stoli ari në vlerë të rreth 3 mijë eurove.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.