Një xhami në Gjakovë ka qenë cak i hajnave, të hënën.
Grabitësit kanë arritur të thyejnë arkën e xhamisë dhe të marrin shumën e parave që ishin në të, njofton Klan Kosova.
Përveç parave, grabitësit kanë marrë edhe llambë dhe tre palë tespihe.
Rasti është duke u hetuar nga policia, derisa ende nuk ka persona të arrestuar lidhur me ngjarjen.
Të tilla raste, ku xhamitë janë cak i grabitësve, janë shpeshtuar në Gjakovë, ku vetëm brenda dy jave janë raportuar edhe tri raste të tjera.