Një grua në Leposaviq ka njoftuar policinë se derisa ishte në shtëpinë e saj kishte hyrë një person i maskuar duke e kërcënuar dhe më pas kishte filluar që të kontrollojë duke kërkuar gjësende me vlerë.
Siç bën të ditur policia, i njëjti nuk kishte arritur që të marrë asgjë në shtëpinë e viktimës, me ç’rast i njëjti ishte larguar në drejtim të panjohur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore për trajtim të rastit