Një hajn ia ka vjedhur një gruaje çantën nga dora në Pejë.
Megjithatë, duket se mundi i tij shkoi huq, pasi gruaja që e lajmëroi rastin në polici tregoi se në çantë kishte rreth 6-7 euro.
Viktimës, çanta iu grabit nën kërcënimin e armës.
“Viktima femër kosovare, ka raportuar se një person i maskuar pasi i ka drejtuar pistoletën i ka grabitur çantën e krahut, në të cilën kishte 6-7 € dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Gazeta Enigma