Hajrdari: Kosova ka potenciale të mëdha për zhvillim ekonomik

Hajrdari: Kosova ka potenciale të mëdha për zhvillim ekonomik

Ditën e sotme është hapur Panairi i i Përgjithshëm “Prishtina 2022”, i cili po vlerësohet të jetë mundësi e mirë për promovimin e prodhimeve nga ana e kompanive.

Ministjra e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, theksoi se qeveria momentale është duke bërë reforma në ndryshme për të krijuar më shumë siguri për investime në Kosovë.

Gjithashtu Hajdari shtoi se Kosova është vend i pasur me potenciale të mëdha për zhvillim ekonomik.

“E di që nevojat për sektorin privat janë të mëdha, dhe në këtë drejtim ne po punojmë si qeveri. Për reforma për të sjellë më shumë siguri për investime në Kosovë”, u shpreh ministrja.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Berat Rukiqi e quajti panair i rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë, raporton Kp, përcjellë Gazeta Enigma.

“Është një normalitet i ri i rikthimit të panairit pas pandemisë COVID-19. Rreth 100 kompani po marrin pjesë në këtë panair”, tha Rukiqi.

Related Articles