Këtë të hënë duke filluar nga ora 19:00, Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen miqësore ndaj Komoreve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Gazeta “Enigma”.
Federata e Futbollit të Kosovës përmes një postimi në Facebook njoftoi se dy futbollistë, Kreshnik Hajrizi dhe Ilir Krasniqi, do të mungojnë për shkak të lëndimeve të vogla.
“Stafi teknik, në bashkëpunim me stafin mjekësor, ka vendosur të mos rrezikojë aktivizimin e tyre në këtë takim për të shmangur dëmtime më serioze. Megjithatë, “Dardanët” mbeten të vendosur për të ofruar një paraqitje dinjitoze dhe për të synuar fitoren para tifozëve në stadium”, thuhet në njoftimin e tyre. /Gazeta Enigma/