Sociologia Erisë Hajrizi, ka folur lidhur me vrasjet dhe ngjarjet e fundit që kanë tronditur vendin.
Sipas saj, prokuroria, policia dhe autoriteti i të gjithë institucioneve shtetërore janë duke u zbehur.
Ajo, në Kiks Kosova, ka thënë se tashmë qytetarët nuk po e ndjenjë forcën dhe vullnetin për të qenë më të moralshëm në shoqëri.
Ndikimi i këtyre rasteve, sipas saj, krijon panik dhe pasiguri, derisa thotë se këto të fundit po ekspozohen në rrjete sociale duke bërë që krimi edhe më shumë të normalizohet.
Në emisionin Kiks, sociologia Hajrizi ka bërë thirrje për mirëqenie më të mirë dhe ndëshkim të krimit.