Hajvali: Të shtëna me armë, plagoset një person – rasti po hetohet

Hajvali: Të shtëna me armë, plagoset një person – rasti po hetohet

Një person ka mbetur i plagosur sot si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, në Hajvali të Prishtinës.

Lajmin për Gazeta Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se i dyshuari është duke u kërkuar nga policia.

“Sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Hajvali.Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor”

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore dhe lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë,  janë në kërkim të  personit të dyshuar L.K, mashkull.”, njofton Ahmeti. /Gazeta Enigma

Related Articles