Gjatë ditës së djeshme, Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar nga Grupi Parlamentar deputetin Haki Abazi.
Ndërsa gjatë ditës së sotme, deputeti Abazi ka ndërruar lokacion.
Ai është parë i ulur vetëm, pas ulëseve të deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Abazi po ashtu është ulur afër deputetit të larguar nga LVV-ja, Fatmir Humolli.
Ndryshe, lidhur me përjashtimin e tij, deputeti ka pretenduar se kjo ka ndodhur pak ditë pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ia ka përmendur emrin në Kuvendin e Serbisë.
“Një javë pasi Vuçiq më përmendi dy herë emrin në parlamentin serb, erdhi vendimi arbitrar, i pavendosur në asnjë instancë partiake”, ka deklaruar ai gjatë ditës së djeshme.
Përplasjes midis Abazit dhe VV-së nisen pas një konferencë ku ky i fundit akuzoi Kurtin, Haxhiun për zhdukjen e mostrave të Astrit Dehari