Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka deklaruar pasurin në Agjencinë Kundër Korrupsion.
Sipas deklarimit që ka bërë në AAK, del që Abazi që pasuri të paluajtshme ka rreth 750 mijë euro.
Ai ka deklaruar dy banesa, dy shtëpi, dhe një arë, të cilat janë në emër të familjes por edhe pronë e përbashkët.
Abazi ka deklaruar se në vitin 2021 ka blerë shtëpi me vlerë 240 mijë euro me paratë që fitoi nga shitja e shtëpisë në SHBA dhe prej kursimeve.
Abazi pasuri të luajtshme ka deklaruar katër vetura me vlerë prej afro 20 mijë eurosh.
Gjithashtu, Abazi posedon edhe letra me vlerë në kompani amerikane e po ashtu ai ka deklaruar se ka investuar 250 euro në kriptomonedhën Bitcoin.
Para të gatshme ka mbi 10 mijë euro, ndërkaq detyrime financiare 98 mijë euro.
Bashkëshortja e Abazit që duket se punon në kopsht të fëmijëve, merr pagë vjetore prej 35 mijë eurosh.