Halil Matoshi tregon arsyen pse nuk u bë kurrë politikan

Halil Matoshi tregon arsyen pse nuk u bë kurrë politikan

Analisti i çështjeve politike, Halil Matoshi ka qenë i ftuar në nje emision ku u bisedua veprimtari e tij politike e gazetareske qysh para çlirimit të Kosovës.

Matoshi qysh në vitin 1982 ka filluar të merrej me gazetari, në gazetën e studentëve për të kaluar më pas te “Zëri i Rinisë”. Pas këtyre zhvillimeve për të, në vitet e ’90-ta vjen themelimi i Organizatës Plurale-Parlamenti Rinorë.

Pavarsisht lidhjeve të tij me politikën, Matoshi thotë se asnjëherë nuk ka qenë politikan.

“Realisht, politikan nuk kam qenë asnjëherë. Praktikisht, ne edhe pse kemi qenë ndër të parët me Blerim Shalën e Ylber Hysën, janë edhe kolegët e tjerë, kur e kemi pa se duhet me hy në atë fazën me bë politikë, ne jemi tërheq”.

“Jemi tërheq në gazetari, në profesion tonin dhe politikën ia kemi lënë të tjerëve, sepse në politikë u dashke thjeshtë, po flas kushtimisht, me e mashtru popullin që liria veçsa nuk ka ardhë, liria është afër, ndërkaq në analizën tonë e dinim se kjo do ta hanë një dekadë”, tha ai.

Related Articles