Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi ka hedhur kritika ndaj ekzekutivit kosovar.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Halimi ka thënë se tashmë është e ditur që pushteti, në momentin kur nuk i zgjidh krizat, aktivizohet në rolin e propagandës.
“Qasje e rrezikshme për kohezionin shoqëror. Kosova meriton qeverisje, jo propagandë”, shkroi ndër tjerash ajo.