Fisnik Halimi nga PIPOS në një deklaratë për media tha në këto zgjedhje pati papjekuri në garë, raporton gazeta “Enigma”.
Sipas tij, në garë nuk ka pasë koncept filozofik, por vetëm premtime si ”kam me t’i leshu dritat, kam me t’i ndal dritat”.
“jemi në do zgjedhje lokale ku me ndonjë përjashtim shumë të vogël, e për fat të keq qato përjashtime kanë marrë vota shumë të vogla, shumë pak kandidatë kanë fol për qytetin në aspektin konceptual qysh është fol para 8 a 12 vjetëve kur ka garu Dardani”, tha Halimi në “Rubikon”.
Sipas tij, kjo nuk është çështje strategjie, por papjekurie në garë.