Halimi për emërimin e Rilind Gërvallës në krye të RTK: Shqetësim për median e lirë

Halimi për emërimin e Rilind Gërvallës në krye të RTK: Shqetësim për median e lirë

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar pas zgjedhjes së Rilind Gërvallës drejtor i RTK-së, duke theksuar se pushtetet autokratike i synojnë mediat, me qëllim që ta mbulojnë paaftësinë qeverisëse, ta shtrembërojnë realitetin dhe të vërtetën.

Ajo shton se emërimi i një aktivisti partiak në krye të Radio Televizionit të Kosovës, përbën shqetësim dhe kërcënim për median e lirë si një ndër shtyllat kryesore të demokracisë.

“Kjo tendencë bizare e partisë në pushtet për t`i marrë nën kontroll të gjitha institucionet më të rëndësishme në vend, kërkon reagim të menjëhershëm edhe të mekanizmave tjerë të rëndësishme që synojnë mbrojtjen dhe ruajtjen e demokracisë në vend”.

Related Articles