Haliti: Deri tash janë përmendur 4-5 kandidatë për president

Haliti: Deri tash janë përmendur 4-5 kandidatë për president

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, para mediave tha se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për pozitën e presidentit.

Para mbledhjes së Grupit Parlamentar të PDK-së, Hailiti theksoi se rreth kësaj çështje  do të votojë ashtu si do të vendos partia.

“Deri tash janë përmend 4 apo 5 kandidatura. Të shohim. Ideale është ai që fiton votat. Në politike s’ka ideale apo pëlqyeshmëri, por në variantin qysh po propagandohet, por pozita e presidentit të Kosovës është një pozitë që duhet me qenë dakord shumica e deputeteve, partive politike dhe duhet me qenë pëlqyeshmëria edhe qytetarëve por mbi të gjitha garancia që ai që zgjidhet do t’i shërbej vendit dhe do të jetë garantues i Kushtetutës”, ka thënë Haliti,

Related Articles