Ish-anëtari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Xhavit Haliti, deklaroi për Gazetën “Enigma” se mosfutja e Kosovës në agjendën e KiE-së, është pasojë e krizave që ka pësuar Qeveria.
“Kërkesa për anëtarësimin në Këshillin e Evropës është bërë vetëm sa për sy e faqe, dhe mospranimi i Kosovës në KiE është pasojë e krizave që ka pësuar qeverisja dhe raportet ndërkombëtare në Kosovë edhe kësisoj është larguar nga agjenda për t’u diskutuar çështja e anëtarësimit”, tha ai.
“Qeveria e Kosovoës duhet të punojë shumë për të zbatuar rregullat që ka vënë KiE, si një institucion që merret rregullisht me të drejtat e njeriut dhe kërkesë e tyre ështe që raportet ndërnacionale dhe të drejtat e komuniteteve me qenë sipas standardeve që ata kërkojnë”, shtoi tutje ai.
Haliti tha se Kosova duhet të punoj së pari për heqjen e masave që janë vënë nga BE.
“Një tjetër problem është që Kosova gjendet nën sanksione nga BE dhe nuk e di si mund të kërkohet anëtarësimi kur jemi në këso rrethanash. Vendi duhet të punojë në këtë drejtim, t’i heq masat. Në kohën kur Evropa po përgatitet për luftë, ne po “flladitemi” me betejën së kush do të bëhet kryeministër i Kosovës”, përfundoi Haliti. / Gazeta Enigma.