Pasi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka konfirmuar mbrëmjen e djeshme se Kosova me Marrëveshjen Bazë të arritur në Bruksel dhe Aneksin në Ohër, ka pranuar ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe sipas Marrëveshjes së vitit 2013 dhe ta marrë njohjen de facto nga Serbia, ka pasur reagime të shumta.
Pas kësaj deklaratë në një prononcim për Gazeta Blic, deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, ku thotë se marrëveshja e vitit 2013 e ka njohjen “ De Facto”, po fatëkeqësisht nuk duan ta pranojnë.
“Marrëveshje e vitit 2013, për ata që dinë te lexojnë politikisht në mes rreshtave, në vetëvete e ka njohjen “ De Fakto”. Por fatkeqësisht nuk po duan ta pranojnë”, tha Haliti për Gazeta Blic.
Tutje ai thotë se nëse nga të dyja palët ka gadishmëri që të zbatohen obligimet, atëherë do jetë njohja reciproke e padeklaruar.
“Obligimet që kanë marrë të dyja vendet, nëse nga të dyja palët ka gadishmëri që të zbatohen obligimet, proqesi në vetëvehte do jetë njohja reciproke e padeklaruar”, shtoi ai.
Deputeti Haliti thotë se fillimi i zbatimit të marrëveshjës nuk shkon në favor të Kosovës, ku thotë se ndihet keq pasi që po zhvillohet fushatë e qëllimshme për ta futur thellë në gabime kryeministrin Kurti .
“Fillimi i zbatimit të marrëveshjes nuk shkon në favor të Kosovës. Më vjen keq që po zhvillohet fushatë e qëllimëshme servilosje per ta futë sa më thellë në gabime z.Kurti, pasojat e së cilës na shpiejnë në rrugë pa kry”, u shpreh ai për Gazeta Blic.
Sipas Halitit për të ardhmen e vendit tonë dhe të rajonit në bisedime duhet të jemi largëpamës.
“Prandaj mendoj që në bisedime duhet të jemi largëpamës për të ardhmen e vendit dhe të rajonit”, tha ai.