Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka bërë një koment ironik mbi mungesën e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e Kuvendit, ku po diskutohej çështja e faljes së borxheve për ambalazhuesit e ujit.
Gjatë seancës, Haliti shfrytëzoi një mënyrë të veçantë për t’i përshëndetur ata, duke vendosur kapela të zeza në ulëset e deputetëve të VV-së, raporton Gazeta Enigma.
Ai e nisi fjalimin e tij me fjalët: “Përshëndetje deputetë, z.kapuça të zi ose zotëri me kapuça të zi dhe të dashur qytetarë dhe media.”
Kjo mënyrë ironike përshëndetjeje theksoi mungesën e kolegëve të tij në një moment kritik për debatin parlamentar./GazetaEnigma/