Haliti: Qeveria të tërhiqet nga vendimi për targat, konflikti të shmanget

Haliti: Qeveria të tërhiqet nga vendimi për targat, konflikti të shmanget
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti thotë se kryeministri Albin Kurti duhet të tërhiqet nga vendimi i tij për çështjen e targave të automjeteve.

Në një intervistë për Euronews Albania, Haliti deklaroi se duhet të fillojnë negociatat mes dy vendeve, për të shmangur një konflikt të mundshëm.

“Besoj se qeveria e Kosovës do duhej të tërhiqej nga vendimi i saj për targat dhe të shtyjë afatin që ka kërkluar zoti Escbar, ose Bashkimit Evropian dhe të fillojnë bisedimet duke filluar nga plani franko-gjerman.

Duhet të fillojmë negociatat, kjo çështja e targave, nëse arrijmë një marrëveshje të pranueshme për të dyja palët, nuk do ketë nevojë për të krijuar situata të tilla. Ata kanë kërcënuar publikisht, se gjoba e parë që do të jepet në veri, do të ketë pasoja”, theksoi ai.

Related Articles