Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, tha se shpresat e presidenti serb, Vuçiq janë që të fitoj zgjedhjet në SHBA Tump dhe të vazhdojnë diskutimet për ndarjen e territoreve të Kosovës.
Haliti këto deklarime i bëri gjatë diskutimit rreth aksionit të Policisë në veri për mbylljen e Bankës Postare të Kursimeve, ku tha se qeverisë së Serbisë i konvenon sa më shumë gabime që bënë Kosova në drejtim të veriut.
“Por çështja tjetër që mund të diskutohet është edhe një problem tjetër që duke pas parasysh zgjedhjet në SHBA dhe mendimin që do të ftoj z.Trump, atëherë shpresat e Vuçiqit po besoj që janë të tilla se ‘do të vazhdojmë aty ku e lamë’, për ndarjen e territoreve të Kosovës.
Tëvë1: Që ta ndaj Kosovën?
Do shpresa i kemi edhe ne, por mendoj që Vuçiqi e ka këtë synim ose këtë shpresë që nëse fiton Trump, mesiguri që do të arrij për ta realizuar marrëveshjen që e kanë pas në tavolinë, përafërsisht projekti i njëjtë që e ka diskutu me presidentin Thaçi. Ndoshta ato marrëveshjet ne nuk i dimë, unë nuk i di, nuk i kam parë të shkruara por ka pas një përafrim mendimesh që të bëhet këmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë. Pra edhe kjo mund të jetë një çështje por mbi të gjitha Serbisë i intereson që Qeveria e Kosovës komprometohet që ndaj Kosovës të ketë deklarata të përditshme”, tha ai.
Halaiti tha se aksioni i djeshëm i Policisë së Kosovës për mbylljen e Bankës Postare të Kursimeve është veprim në interes të Vuçiqit.
“Ky veprim është interes i Vuçiqit dhe në qoftes se shohim se si s’po reagon askush në veri të Mitrovicës si jemi mësuar ne që t’i shohim reagimet edhe për një incident shumë të vogël, dmth që politikisht dhe strategjikisht, kësaj qeverie të Serbisë që është bërë e re tash me element supernacionalist ju konvenon sa më shumë gabime me bë Qeveria e Kosovës në drejtim të veriut dhe ata po presin dy çështje sipas mendimit tim: Çështja e parë do të jetë çështja e miratimit të rezolutës në OKB sa i përket gjenocidit në Srebrenicë, një Rezolutë që nuk do të ketë kumeditë çfarë perkusionesh ndaj Serbisë por do të mbahet mend si rezolutë ndaj saj dhe atëherë ata mesiguri që mund të kenë reagime në kufi të Kosovës dhe në ‘republika serpska’ që e quajnë”, u shpreh Haliti.