Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka folur sonte në emisionin Context rreth tensioneve në veri.
Haliti ka thënë se ka kërkuar publikisht dorëheqjen e Albin Kurtit, pas qortimeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por thekson se për rrëzimin e Qeverisë do të duhet t`i kenë votat.
“Ka tri ditë që i kam kërku publikisht dorëheqjen, Albin Kurtit. Kryeministri i Kosovës duhet të tërhiqet për shkak të veprimeve të pamatura, duhet të mbaj përgjegjësi dhe në radhë të parë, të shkarkoj ministrin e brendshëm, sepse mendoj që ai ka udhëhequr dhe ka komanduar forcat e Policisë në drejtim të veriut të Kosovës dhe ka krijuar incidente, të cilat Serbia u përpoq ti justifikoj veprimet e dhunshme edhe kundër KFOR-it dhe kundër Policisë së Kosovës”, u shpreh Haliti në emisionin Context.