Haliti: Vuçiq e di më mirë se ëndrra e tij për ripushtimin e Kosovës ka perënduar

Haliti: Vuçiq e di më mirë se ëndrra e tij për ripushtimin e Kosovës ka perënduar

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, që mbajti në OKB, ku ai kritikoi faktorin ndërkombëtar për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ndërsa që situatën mes Kosovës e Serbisë, e krahasoi me atë mes Rusisë dhe Ukrainës.

Haliti thotë se nuk është me rëndësi se çfarë thotë Vuçiqi, pasi thotë se ai e di më mirë se kushdo tjetër se ëndrra e tij për ripushtimin e Kosovës ka perënduar.

“Nuk është shumë me rëndësi se çfarë thotë Vuçiqi e shpura e tij. Ai e Lavrovi e moren përgjegjen nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe Sekretari i Shtetit, Z. Blinken dhe përfaqësuesit e vendeve Përendimore. Vuçiq e dinë më mirë se çdokushë tjeter që ëndrra e tij e sojit të tij për ripushtimin e Kosovës ka perënduar”, tha Haliti.

Tutje ai thotë se ne duhet të ndërtojmë politika e projekte të qëndrueshme të mbështëtura nga perëndimi.

“Ne duhet të ndërtojmë politika e projekte të qendrueshme e agatgjata, të mbështetura nga perëndimi”, shtoi ai për Blic.

Ai thotë se kryeministri Kurti duhet t’iu kërkojë falje ShBA dhe BE, dhe qytetarëve të Kosovës lidhur me qëndrimet e tij politike në negociata.

“Lojaliteti ndaj SHBA , BE, Britanisë së Madhe, dhe gjithë vendeve të NATO s, për Kosoven është i domosdoshëm. Kryeministri i Kosovës duhet ta lejë retoriken e kotë e t’iu kërkoj falje SHBA , BE e qytetarëve të Kosoves, lidhur me qëndrimet e tij politike në negociata”, u shpreh ai.

Haliti thotë se Vuçiqi mund të “përqyrravet” sa të dojë pasi Kosova është një vend i lirë, ku thotë se shpresoj se edhe Serbia ti ndryshoj politikat e saj antishqiptare.

“E, Vuçiqi mund të vij e të përqyrravet sa të dojë, Kosova është vendë i lirë dhe do të letë me çdo kushtë në tryezen vendimëmarrëse politike dhe të sigurisë të OKB,të BE, të NATO. Shpresojë që edhe Serbia të ndryshojë politikat e saja antishqiptare, revanshiste, shoveniste dhe ekspansioniste”, tha Haliti.

Related Articles