Hallakamë në klubin kosovar: Trajneri ofron dorëheqjen dhe paralajmërohen përjashtime të futbollistëve

Hallakamë në klubin kosovar: Trajneri ofron dorëheqjen dhe paralajmërohen përjashtime të futbollistëve

Ofrim të dorëheqjes nga kryetrajneri e paralajmërim për përjashtimin e disa futbollistëve, ka njoftuar klubi që bën gara në Ligën e Parë të Kosovës, A&N.

E gjitha kjo situatë erdhi pas humbjes së thellë 2:6 nga Rilindja 1974 në Prizren.

Klubi prizrenas njoftoi se trajneri ka ofruar dorëheqjen, derisa i ka quajtur disa futbollistë si të “pa ndërgjegjshëm”.

“Trajneri Nazmi Rama ka ofruar dorëheqje pas përfundimit të ndeshjes, gjithashtu kryesia e klubit do del me një njoftim për disa futbollistë të pa ndërgjegjshëm që e kanë sjell klubin në këtë gjendje, ku do të pasojnë ndëshkimet e rënda edhe me përjashtim” – thuhet në njoftimin e klubit.

A&N bën gara në Grupin A të Ligës së Parë dhe renditet në pozitën e tetë me 10 pikë, duke rrezikuar rënien në Ligën e Dytë.

Related Articles