Halloween-i kthehet në tragjedi, 14 të plagosur mes tyre dhe fëmijë në Çikago

Halloween-i kthehet në tragjedi, 14 të plagosur mes tyre dhe fëmijë në Çikago

Të paktën katërmbëdhjetë persona janë qëlluar me armë zjarri të hënën mbrëma në Çikago gjatë festimeve të Halloween-it. Mes viktimave ishin edhe tre fëmijë nga mosha 3 në 13 vjeç.

Të shtënat ndodhën në bllokun 2700 të West Flournoy Avenue, tha policia e Çikagos dhe zgjatën vetëm disa sekonda.

Sipas raportimeve, dy persona hapën zjarr në drejtim të turmës ndërsa kalonin me automjet. Disa nga të lënduarit kanë plagë serioze, përfshirë këtu edhe fëmijët që kishin dalë për ëmbëlsira.

VIDEO

Dyshohet se mes të lënduarve është edhe një person që është përplasur nga një makinë. Nuk dihet ende se përse autorët hapën zjarr. /abcnews.al/

Related Articles