Hamas: Jemi gati për marrëveshje për Gazën, por kushtet mbeten të pazgjidhura

Hamas: Jemi gati për marrëveshje për Gazën, por kushtet mbeten të pazgjidhura

Në përvjetorin e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, grupi militant palestinez tha se është i gatshëm të arrijë një marrëveshje për të përfunduar luftën në Gaza, duke u bazuar në planin e presidentit amerikan Donald Trump. Megjithatë, Hamas thekson se ende ka kushte që duhen plotësuar.

Në Egjipt, kryeministri i Katarit dhe ndërmjetës të lartë amerikanë po përgatiten të bashkohen në bisedimet indirekte mes Hamasit dhe Izraelit, të cilat do të rifillojnë të mërkurën.

Trump u shpreh optimist për mundësinë e arritjes së paqes në Lindjen e Mesme, duke thënë për gazetarët në Uashington se “ekziston mundësia që të kemi paqe në rajon, jo vetëm për Gazën”.

Një delegacion amerikan, përfshirë të dërguarin special Steve Witkoff dhe dhëndrin e presidentit të ShBA-së, Donald Trump, Jared Kushner, janë nisur për në Egjipt për të marrë pjesë në negociata, shkruan Reuters

Related Articles