Hamasi dhe Izraeli përgatiten për bisedime indirekte në Egjipt, delegacionet mbërrijnë në Sharm El-Sheikh

Hamasi dhe Izraeli përgatiten për bisedime indirekte në Egjipt, delegacionet mbërrijnë në Sharm El-Sheikh

Është pak pas orës 18:30 në Sharm El-Sheikh, ku pritet që delegacionet e Hamasit dhe Izraelit t’i fillojnë bisedimet indirekte në orët e ardhshme.

Kjo është një përmbledhje e situatës aktuale, e publikuar nga BBC:

Negociatorët e Hamasit dhe të Izraelit kanë mbërritur në Sharm El-Sheikh përpara bisedimeve indirekte që synojnë arritjen e një armëpushimi në Gaza, pas gati dy vitesh lufte.

Zyrtarët egjiptianë dhe ata nga Katari do të zhvillojnë takime të ndara me të dyja palët për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje për zbatimin e fazës së parë të planit të paqes së presidentit amerikan, Donald Trumpit për këtë territor.

Kjo përfshin “krijimin e kushteve në terren” për lirimin e mundshëm të të gjithë pengjeve izraelite në këmbim të një numri të caktuar të burgosurish palestinezë.

Javën e kaluar, Hamasi tha se i ka pranuar pjesërisht propozimet, por nuk iu përgjigj disa kërkesave kyçe, përfshirë çarmatosjen e tij.

Related Articles