Hamdi Bytyqi, kandidat i LVV-së për kryetar të Therandës

Hamdi Bytyqi, kandidat i LVV-së për kryetar të Therandës

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar Hamdi Bytyqin si kandidat për kryetar të Komunës së Therandës, në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë.

Njoftimi është bërë gjatë një tubimi të mbajtur sot në këtë komunë, në prani të kryetarit të LVV, Albin Kurti dhe drejtuesve të lartë të subjektit.

“Theranda është gati për të vetëvendosur edhe në nivelin lokal! Hamdi Bytyqi është alternativa më e mirë për qytetarët”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Pjesë e ngjarjes ishin gjithashtu Sekretari Organizativ i LVV-së, koordinatori i qendrave, deputeti Zyba, kryetari i qendrës në Therandë, dhe Sekretari për media, Arlind Manxhuka.

Në deklaratën zyrtare u theksua se fryma e investimeve të Qeverisë Kurti do të vazhdohet edhe në nivelin lokal përmes një qeverisjeje që vendos qytetarin në qendër të politikës komunale.

“Bashkëpunimi ndërmjet qeverisë qendrore dhe asaj lokale është binomi i nevojshëm për të shtyrë përpara projektet e nevojshme për të mirën e qytetarëve të Therandës dhe gjithë Kosovës”, u tha në takim.

Related Articles