Hamidi: Jemi si familje

Hamidi: Jemi si familje

Walid Hamidi ka thënë se atmosfera te Ballkani është sikur në familje. Ai theksoi se është i lumtur për fitoren ndaj Dinamos së Zagrebit.

Hamidi e shënoi golin e dytë në fitoren 2:0 të enjten mbrëma.

“Dua t’i falënderoj presidentin e klubit dhe trajnerin për besimin që patën në mua. Ishte goli im i parë në Ligën e Konferencës dhe jam i lumtur për këtë. I dëshiroj më të mirën ekipit. Faleminderit. Kemi grup të mirë, staf të mirë. Jemi si familje. Ndihem sikur jam këtu tash e gjashtë vjet. Jam i lumtur dhe shpresoj të vazhdojmë edhe më tutje me suksese”, është shprehur Hamidi për “ArtMotion”.

Related Articles