Gazetari, Lavdim Hamidi ka komentuar intervistën e të dërguarit të ShBA-së, Gabriel Escobar, ku i la kohë vetëm 48 orë, Kryeministrit Albin Kurti, për ti pranuar tri kërkesat e tyre.
Hamidi, këto 48 orë i ka cilësuar si kritike për Kosovën, pasi thotë se pas kërkesave që ju drejtuan Kurtit, çështja është shumë serioze.
“Këto 48 orë janë krike për Kosovën, me qenë në vend të kryeministrit të Kosovës, nuk kisha mujt me flejt sepse një paralajmerim i tillë po na vjen prej Escobar dhe kjo çështje është shumë serioze. Nëse këto kërkesa nuk pranohen pas 48 orëve, atëherë, Escobar tha se do të raportojnë se Kosova nuk është e interesuar te kordinohet me ta. Ky është një dëm i madh që po i bëhet Kosovës nga ky kryeministër që ka mandat prej më shumë se gjysma e kosovarëve”, u shpreh Hamidi.